Fillon asfaltimi i rrugëve në Kaçanik
Prishtinë, 24 qershor - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, do të bëjë inaugurimin e fillimit të punimeve për asfaltimin e tri projekteve rrugore në komunën e Kaçanikut.
Fillimisht ministri Zharku do ta vizitojë komunën e Kaçanikut, duke filluar nga ora 12.00.
Projektet të cilat do të fillojnë të ndertohen janë: ndërtimi i rrugës që lidhë pjesën Jugore të Kaçanikut me rrugën Nacionale N2 Kaçanik, ndërtimi i rrugës Gjergjedellë Kaçanik, si dhe asfaltimi i Rrugës Kaçanik- Stagovë (Laxha Dushkaja Lagja Dashi).