Fillon asfaltimi i një pjesë të Autostradës Vërmicë-Merdar
Prishtinë, 15 prill - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ministri I Infrastrukturës Fehmi Mujota, vëzhguan sot nga afër fillimin e asfaltimit të një pjesë të Autostradës Vërmicë-Merdar.
Me këtë rast kryministri Thaçi tha: Sot po vëzhgojmë nga afër asfaltimin e autostradës, Vërmicë-Merdar, i cili asfaltim po fillon në një kohë rekorde, para afatit të planifikuar."
Ky sipas tij është një sukses jashtëzakonisht i rëndësishëm, njëherit është një sukses i Qeverisë së Kosovës, i autoriteteve komunale, i konzorciumit Bechte& Enka të cilët i përgëzoj për punën e mrekullueshme të bërë.
"Ne jemi duke realizuar projektin e endërrave të qytetarëve të Kosovës, dhe shqiptarëve, po realizojmë projektin e munguar historik të vendit tonë.
Me ndërtimin e kësaj autostrade, qytetarët e vendit tonë do të kenë mundësinë që deri në Tiranë të mbërrijnë për tri orë.
Qeveria e Kosovës, ka punuar që të jenë të zotuara të gjitha mjete financiare për përfundimin me sukses të kësaj autostrade tha në fund të fjalës së tij kryeministri Thaçi.
Ndërsa, përfaqësuesi i konzorciumit Bechtel & Enka Darrin Mort, theksoi se punimet po zhvillohet me një intenzitet të lartë, dhe pritet që tri segmentet e para prej 34 kilometrave të jenë të përfunduara me 30 tetor të këtij viti.