27 Dhjetor 2024

Fillojnë punimet në zgjerimin e rrugës Livoç - Gjilan

Prishtinë, 30 maj - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë do të inaugurojë fillimin e punimeve të projektit të zgjerimit të rrugës nacionale N 25.3, segmenti Livoç-Gjilan.  

Ky segment rrugor me një gjatësi prej 3135 metrash, gjerësi prej 20 metrash do të ndërtohen me katër shirita dhe me trotuare të gjëra prej 2 metrash, ndërsa kosto e këtij projekti kap vlerën prej 1,946,026.15 eurosh. 

Po ashtu, ministri Zharku në orën 14.30 do të vizitojë punimet që janë duke u zhvilluar për rehabilitimin e rrugës Muqivërc-Kranidell në komunën e Kamenicës, e cila ka një gjatësi prej 11985 metrash, gjerësi prej 6 metrash dhe një kosto prej 1,099,294.69 eurosh.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)