29 Dhjetor 2024

Fillojnë punimet në rrugën Lipjan - Magurë me gjatësi 10 kilometra

Prishtinë, 15 tetor - Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku i shoqëruar nga kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti përuroi fillimin e punimeve për rehabilitimin  e rrugës rajonale Lipjan – Magurë.

Me këtë rast, lidhur me rëndësinë e këtij projekti ministri Zharku theksoi se gjatë punimeve të rehabilitimit të kësaj rruge njëkohësisht do të bëhet edhe zgjerimi i saj.

\"Në këtë komunë kohë më parë kemi filluar së ndërtuari rrugën Sllovi-Smallushë-Gadime. Jemi duke i kryer procedurat e prokurimit edhe për rrethin këtu afër, në udhëkryqin e Janjevës. Ndërsa, për vitin e ardhshëm do të punojmë për realizmin e projektit Magurë-Blinajë, zgjerimin me katër korsi prej hyrjsë së Lypjani, në Banullë e deri në Lipjan\", tha Zharku

Poashtu sipas tij do të realizohet projekti për projektin rrugor i cili do të lidhë komunën e Lipjanit me komunën e Shtimes, nga Topliçani deri në Vojnofc si dhe disa projekte të tjera.

\"Natyrisht e dini që sivjet e kemi edhe rrugën Sadik Shala”, po ashtu reegullimin mbi autostradë. Rruga që po e fillojmë sot do të kryhet vitin e ardhshëm duke përfshirë dhe projekte të tjera. Më vjen mirë që po fillojmë t’ia ndërrojmë pamjen Lipjanit”, theksoi ministri Zharku.

Kryetari Ahmeti e falenderoi ministrin Zharku për realizimin e projekteve të reja infrastrukturore në komunën e Lipjanit.

“Është një ndër rrugët më të rëndësishme jo vetëm në Lipjanin por edhe në nivel të Kosovës, pasi që kjo është njëra ndër rrugët më të shkatërruara dhe është një arterie e cila lidhë komunën e Lipjnait me shumë komuna të tjera por edhe me Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.\"

\"Kjo rrugë presim që të përfundohet vitin e ardhshëm pasi që kështu është dhe plani dinamik. Ndërtimi i kësaj rruge ka të mirën e saj sepse do të zgjerohet për një metër. Me këtë rast e përgëzoj Ministrinë e Infrastrukturës ndërsa qytetarët i uroj që t’a gëzojnë këtë rrugë“, tha Ahmeti.

Ky projekt rrugor, (Lipjan-Magurë), kap vlerën prej 1 milionë e 164 mijë e 689.24 euro, ndërsa gajtsësia e rrugës 9.28 kilometra, me gjesëri prej 6 metrash si dhe me trotuar 1 metër e gjysëm. Punimet do të kryhen nga kompania “Trasing Group” sh.p.k.


Pas inaugurimit të këtyre punimeve, ministri Zharku dhe kryatari Ahmeti, vizituan punimet në rrugën Smallushë-Sllovi-Gadime. Me këtë rast ministri Zharku pa nga afër punimet të cilat po zhvillohen në ndërtimin e kësaj rruge.
 
Ditë më parë Ministria e Infrastrukturës në komunën e Lipjanit ka filluar punimet në projektin, e asfaltimit të rrugës, Gadime e Epërme– Smallushë – Sllovi,  439 mijë e 916.54 euro në gjatësia prej 5 kilometra. 
 
Ministria e Infrastrukturës ka inicuar procedurat e prokurimit për projektin, ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën nacionale Prishtinë-Lipjan (te burgu).

Së shpejti pritet që të inicohen procedurat e prokurimit edhe për projekti, ndërtimi i rrethrrotullimeve ne Magjistralen  Prishtinë-Ferizaj ( kryqëzimi në fshatin Janjevë).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)