23 Dhjetor 2024

Fillojnë punimet në revitalizimin e Urës së Terezive dhe Urës së Tabakut

Gjakovë, 3 korrik - Komuna e Gjakovës, Zyra e Bashkimit Evropian (BE) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të fillojnë punimet në revitalizimin e Urës së Terezive dhe Urës së Tabakut. 

Ky aktivitet bëhet në bashkëfinancim me komunën e Gjakovës dhe është pjesë e projektit Dialogu Ndër-komunitar Gjithëpërfshirës për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore të financuar nga Instrumenti i BE-së për Paqe dhe Stabilitet (IcSP/BE) dhe implementuar nga UNDP.

Punimet në këtë projekt që do të zgjas tre muaj përfshijnë: zbukurimin e vendeve përreth urave, krijimin e shtigjeve të reja, vendosjen e ulëseve, elektrifikimin dhe shënimet historike / interpretimin e vendndodhjes.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Z. Ardian Gjini do t’i hap punimet në këto dy vendndodhje me rëndësi për trashëgiminë kulturore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)