Fillojnë punimet në rehabilitimit e rrugës Kramovik-Xërxë
Prishtinë, 21 shtator - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku si dhe Ministri i Financave Avdullah Hoti së bashku me dhe kryetarin e Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, do të inaugurojnë fillimin e punimeve në rehabilitimit e rrugës regjionale Kramovik-Xërxë.
Ky projekt që do të investohet nga Ministria e Infrastrukturës, ka një gjatësi prej 11.8 kilometra, ndërsa vlera e realizimit të tij është 487,497.77 euro.