Fillojnë punimet në autostradën Prishtinë - Hani i Elezit
Prishtinë, 14 gusht - Kanë nisur punimet për ndërtimin e autostradës që lidh Prishtinën me Shkupin. Deri në fund të vitit, minstrit Mujota, do kryehet një pjesë e punës e cila do ta lehtësojë qarkullimin.
Kjo është puna që po bëhet në autostradën \"Arben Xhaferi\". Janë mjetet \"Bechetlit...\" që po ndërtojnë nyjën lidhëse të dy autostradave të vendit. Deri në fund të vitit pritet të përfundoj kyçja në pjesën Juglindore të Prishtinës, e cila do ta shkarkojë
komunikacionin e Prishtinën. Kështu premtoi ministri në largim i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, gjatë vizitës së punimeve të autostradës 6.
Është një ditë e rëndësishme për qytetarët e vendit që të shohin drejtë për së drejti fillimin e mbarë të punimeve të autostradës së re Prishtinë-Ferizaj-Kaçanik-Hani i Elezit dhe lidhjen si autostradë me Maqedoninë dhe korridorin tetë në këtë rrugë dhe po ashtu dua ti sigurojtë gjithë akterët që do të jenë të angazhuar pak më tepër se tri vite në realizimin e këtij projekti Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë gjitha veprimet e veta të nevojshme dhe Ministria e Infrastrukturës është plotësisht e përgatitur për të përcjellur dinamikën e punimeve, thotë Fehmi Mujota, ministër në largim i infrastrukturës.
Mujota tha se sivjet Konsorciumi nuk do t\'\'\'\'i shpenzojë 130 milionë eurot e ndara për ndërtimin e autostradës së re.
Këtë vit do të ketë rreth 50 milionë euro buxhet dhe është paraparë që ai të realizohet qind për qind dhe punimet ecin në mënyrë si e përshkrova dhe kyqja me Prishtinën është synimi jonë që të shkarkojmë komunikacionin... u shpreh Mujota.
Drejtor i projektit në BechtelEnka, Chris Jennions, tha se kompania po mobilizon punët e kontraktuara.
Ajo që shihni sot këtu është një punë që ka ardhur si rezultat i mobilizimit të punës së jashtëzakonshme që është bërë nga ministria dhe mobilizimi i shpejtë. Duhet të falënderohet ministria sepse si rezultat i punës proaktive është shpronësuar kjo zonë dhe ne jemi në gjendje të fillojmë punën.
Autostrada Prishtinë-Shkup, që po ndërtohet nga Konsorciumi Bechtel Enka, është e gjatë 55 kilometra dhe do të kushtojë 600 milionë euro. Punimet në këtë projekt pritet të përfundojnë brenda 42 muajve.