27 Dhjetor 2024

Fillojnë procedurat për zgjerimin e rrugës në hyrje të Prizrenit

​Prishtinë, 26 prill - Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur së është publikuar tenderi për realizimin e projektit infrastruktutor të financuara nga Ministria e Infrastrukturës me anë të një kredie të dhënë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Me anë të kësaj kredie, do të financohet zgjerimi i rrugës rajonale R 107, segmenti hyrja në qytetin e Prizrenit me gjatësi prej 3 kilometrash.

Në kuadër të bashkëpunimit me BERZH, në procedurë janë edhe projektet për zgjerimin e rrugës nacionale N2, segmenti hyrja në qytetin e Ferizajit me gjatësi prej 5.6 kilometrash, zgjerimin e rrugës nacionale N 25.2, segmenti hyrja në qytetin e Gjilanit me gjatësi prej 3 kilometrash dhe rehabilitimi i rrugës nacionale N 25.3, segmenti Kllokot – Gjilan me një gjatësi prej 11 kilometrash.

Realizimi i këtyre projekteve të rëndësishme të infrastrukturës rrugore do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, duke ndikuar në rritjen e mirëqenies shoqërore, infrastrukturë moderne, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, kualitet më të lartë jetësor dhe rritje të sigurisë rrugore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)