Fillojnë operimet ajrore në relacionin Prishtinë - Paris
Prishtinë, 1 korrik - Ministria e Infrasktures ka bërë të ditur se falë angazhimit të subjekteve vendore të avicionit civil, përkatësisht transportit ajror, për qytetarët që e shfrytëzojnë këtë formë transporti vazhdimisht po krijohen kushte e lehtësi për udhëtim të shpejtë, komod dhe me kosto më të favorshme.
Hapi i fundit në këtë drejtim sipas MI është linja e re e drejtpërdrejtë ajrore Prishtinë Paris, që ka startuar ditën e fundit të muajit të kaluar.
Pra, që nga data 30 qershor 2016, aviokompania Easyjet, e cila operon me çmime të lira, ka nxjerre në shitje biletat për fluturime të drejtperdrejta Prishtinë - Paris dhe anasjelltas.
Pas Berlinit, destinacion ky në të cilin operimet kanë filluar kohë më parë,ky është destinacioni i dytë për në BE, për të cilin çmimet e biletave fillojnë nga 30 euro.
Kjo është edhe një nga dëshmitë se politikat zhvillimore të Ministrisë së Infrastrukturës po japin rezultatet e duhura në zhvillimin e tregut në baza konkurrente.