27 Dhjetor 2024

Fillojnë linjat ajrore Helsinki-Prishtinë dhe Goteburg-Prishtinë

Prishtinë, 23 qershor - Me një ceremoni inaguruese të mbajtur në terminalin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është përuruar fluturimi i parë Helsinki-Prishtinë-Helsinki i kompanisë ajrore “Norwegian Air”.

Kjo kompani do të ofroj shërbime ajrore përgjatë sezonës së lartë verore për në kryeqytetin finlandez, të famshëm për bukuritë natyrore dhe monumentet arkitekturale.

Ndërkaq, që nga sot listës së destinacioneve të shërbyera nga ANP “Adem Jashari” do t’i shtohet edhe qyteti i bukur i Goteburgut. Linja Goteburg-Prishtinë-Goteburg do të shërbehet poashtu nga “Norwegian Air” dhe do të operohet me frekuencë prej një herë në javë gjatë gjithë sezonës së lartë verore.

Fluturimet janë planifikuar të realizohen me aeroplanë të tipit Boeing 737-800, me kapacitet prej 186 ulësesh.

 “Mirëpresim çdo iniciativë të kompanive ajrore për të shtuar prezencën në ANP “Adem Jashari” dhe kemi për qëllim që vazhdimisht të krijojmë kushte të favorshme për partnerët tanë. Me shtimin e këtyre linjave, ne po u ofrojmë më shumë mundësi udhëtarëve tanë e në veçanti bashkatdhetarëve që pritet të vizitojnë vendlindjen.”

Kompania ajrore “Norwegian Air” fluturon në më shumë se 140 destinacione në botë dhe është e pranishme në Prishtinë për shumë vite me shërbime ajrore në disa destinacione.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)