Filloi puna e përbashkët me Njësinë Rajonale të Trafikut
Prishtinë, 9 shtator - Gjatë ditës së sotme, Ardian Gashi, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës ka realizuar takim me Drejtuesin e Njësisë Rajonale të Trafikut në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë me qëllim të inspektimit të shenjëzimit vertikal të trafikut në komunikacionin rrugor në Komunën tonë.
Pas takimit u dakordua që të formohet Komision i përbashkët mes Drejtorisë së Shërbimeve publike dhe Njësisë Rajonale të Trafikut, në përbërje edhe të inxhinierëve të komunikacionit, me qëllim të ngritjes së sigurisë në komunikacion.
Komuna e Prishtinës në kuadër të politikave që do të ndërmarrë për komunikacionin e qytetit, si prioritet ka edhe shenjëzimin horizontal dhe vertikal të trafikut me qëllim të lehtësimit të qarkullimit të komunikacionit dhe mbi të gjitha të parandalimit dhe mënjanimit të aksidenteve.