20 Prill 2025

Filloi projektimi i kushteve të sigurisë rrugore në Parkun Gërmia

Prishtinë, 14 prill - Inxhinierët e Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Komunës së Prishtinës, kanë dalë sot në rrugën e parkut Gërmia, për ta analizuar terrenin dhe për t’i bërë matjet e nevojshme për vendosjen e policëve të shtrirë në këtë pjesë të qytetit.

Pasi t’i bëjnë të gjitha matjet, menjëherë do të fillojnë punimet për vendosjen e pengesave të tilla, punime këto që pritet të përfundojnë sot. '

Vendosja e policëve të shtrirë është e përkohshme, deri në zgjidhjen afatgjatë për parkun Gërmia, kur do të bëhet mbyllja e një pjese të rrugës për automjete, përveç në raste të veçanta.

Kjo masë emergjente është parë si e domosdoshme nga Komuna e Prishtinës, për shkak të aksidentit me fund fatal që ndodhi para disa ditëve në Gërmi, si pasojë e shpejtësisë së madhe të automjeteve që frekuentojnë atë rrugë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)