Filloi procedura e koncesionit të Aeroportit të Sofjes
Sofje, 5 qershor - Ministria e Transportit e Bullgarisë filloi procedurë të koncesionit të Aeroportit të Sofjes.
Afati i koncesionit është 35 vjet, kurse në fillim kandidatët duhet të ofrojnë minimum 2750 mln euro dhe 5 për qind prej të ardhurave të aeroportit si taksë vjetore.
Kërkesat minimale ndaj pjesëmarrësve janë: të kenë përvojë si operator të paktën në një aeroport ndërkombëtar me minimum 6 mln udhëtarë në vit, të kenë përvojë në ndërtimin e infrastrukturës së aeroportit dhe ta garantojnë financimin. Koncesioneri do të jetë i detyruar të realizojë investime për mbi 150 mln euro për një afat prej 35 vitesh.