Filloi fundi i zhvatjes përmes homologimit, qeveria ndryshon Ligjin për Automjete
Me këtë nismë legjislative të këtij vendimi është përcaktuar që Projektligji duhet analizuar hollësisht në mënyrë që të adresohen rekomandimet e dhëna, të harmonizohet me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës dhe të ndryshohet një nen, në mënyrë që të hiqet detyrimi për homologim për mjetet rrugore të reja që kanë certifikatë të konformitetit.
''Filloi fundi i zhvatjes përmes homologimit. 12 vjet radhazi kishim monopol në homologimin e automjeteve që pasuronte një oligark duke imponuar barrierë tregtare. Qytetarëve u duhen shërbime të mira e jo detyrime të padrejta. Tash është në duart e deputetëve të Kuvendit të Republikës që ta jetësojnë nismën ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 05/L - 132 për Automjete'', ka shkruar kryeministri Kurti.