Fillloi asfaltimi i rrugës në Fidanishte
Mitrovicë, 12 gusht - Ka filluar asfaltimi i rrugës në fidanishte, e cila lidh qendrën e qytetit, me Lagjen Ilirida dhe tutje fshatrat e luginës së Ibrit.
Nënkryetari i komunës, Safet Kamberi, i shoqëruar edhe nga drejtori i Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës, Blerim Baruti, kanë përcjell nga afër fillimin e punimeve për asfaltimin e kësaj rruge.
Ky projekt realizohet në bashkëfinancim nga Komuna e Mitrovicës dhe Ministria e Infrastrukturës të Kosovës. Kostoja e tërësishme e projektit do të jetë 245 mijë euro, ndërsa, punimet do t`i kryej kompania Lirigzoni Trans.
Nënkryetari i komunës, Safet Kamberi theksoi se autoritetet komunale janë të përkushtuara që të implementojnë projekte të ndryshme që do të ndikonin në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ai tha se rruga është duke u shtruar sipas standardeve më të larta të kërkuara.
Besoj që ndërtimi kësaj rruge në këtë pjesë të qytetit ka rëndësi të madhe, pasi që ajo do të shkarkoj rrugët e qytetit dhe me këtë do të ketë një qarkullim më me pak pengesa për automjete. Autoritetet komunale janë të angazhuara dhe të përqendruara në realizmin e atyre projekteve që duan zgjidhje të shpejtë, tha ai.
Duke folur për rëndësinë e rregullimit të kësaj rruge, Blerim Baruti, drejtor i Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës, tha se ky projekt është realizuar në kuadër të planit të punës së DSHPI-së.
Sipas tij, punimet është duke i kryer kompania Lirigzoni Trans, me një dinamikë të shtuar. Ai edhe me këtë rast tha se Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës, si prioritet ka përmirësimin e infrastrukturës në të gjitha nivelet në Komunën e Mitrovicës.
Rruga e cila sapo filloi të asfaltohet, është një projekt i cili do të kushtoj 244.459.50 euro. Rruga është me gjatësi prej 895 metrash dhe gjerësi 7 metra. Ne jemi duke punuar që të realizohen sa më shumë projekte që përmirësojnë infrastrukturën e përgjithshme në komunën tonë, tha ai.