Festohet 15 vjetori i Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor
Florida, 3 nëntor - Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor ka shënuar 15 vjetorin e krijimit të tij. Prej 15 vjetësh laboratori orbital ka shërbyer si shtëpi e astronautëve dhe kozmonautëve.
Aktualisht 6 anëtarë të Ekspeditës 45 ndodhen në stacionin orbital, afërsisht 400 km rreth Tokës.
Qysh nga viti 2000, në brendësi të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor kanë jetuar të paktën 2 vetë, janë kryer 45 ekspedita dhe mb 220 vetë e kanë vizituar atë.
Sipas NASA-s, gjatë 15 viteve të fundit, ekuipazhet kanë drejtuar mbi 180 udhëtime hapësinore, 1760 kërkime dhe kanë botuar 1200 studime shkencore.