Festa e aviacionit bujqësor
Bruksel, 3 maj - Aviacioni bujqësor bullgar shënon përvjetorin e 65-të me 55 aeroplanë, të cilët shërbejnë 550 mijë hektarë nga sipërfaqet bujqësore. Vjetori u bë shkak për bilanc në një fushë, me të cilën para nja 25 vjetësh vendi krenohej.
Aktualisht bujqit mund të shfrytëzojnë shërbimet e 20 firmave të regjistruara zyrtarisht, secila prej të cilëve disponon nga një aeroplan dhe dy veta personel, ose dy aeroplanë dhe personel nga pesë veta.