23 Dhjetor 2024

Ferronikeli inaguroi rrugën në Drenas në vlerë prej 200 mijë euro

Drenas, 18 maj - Përfaqësuesit e Ferronikelit, sot në Drenas  bënë përurimin e rrugës dy kilometërshë, projekt ky i cili kap vlerën prej 200 mijë euro.

Me këtë rast Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku tha se ”Ne kemi filluar një bashkëpunim të ngusht me Ferrinikelin në disa projekte sidomos në infrastrukturë dhe projekte tjera sociale. Ky projekt  ka qenë ndër prioritet e Komunës së Drenasit, prandaj ky bashkëpunim është i mirëseardhur për ne”.

Ai më tej në emër të qytetarëve të kësaj Komune e falënderoi menaxhmentin e Ferronikelit për fnacimin e këtij projekti duke paralajmëruar se ky nuk do të jetë projekt i vetëm por në të ardhmën do të vazhdojnë realizimin edhe të disa projekteve tjera në kuadër të bashkëpunimit që ka arritur Komuna e Drenasit me Fabrikën.

Ndërkaq në fjalimin e tij gjatë inaugurimit të kwsaj rruge drejtori i NewCo Ferronikelit tha se “Perveq investimeve që  janë bërë në Fabrikë rëndësi të vecant i kemi kushtuar edhe mbështetjes së Komunes së Drenasit duke e ndihmuar atw në realizimin e disa projekteve që t’i dalim në ndihmë jo vetem komunitetit të kësaj komune por edhe më gjerë”.

Një falënderim i vacant gjatë inaugurimit të rrugës ju bë vecanerisht  ish Drejtorin e NewCo Ferronikelit, John Gaitannos, sepse ky projekt ka filluar në kohën kur Gaitanos ishte drejtor i  ndërrmarrjes. 

Jannis gjithashtu shtoi se “Me këtë rast dëshiroj të theksoj se Ferronikeli dhe unë si drejtor menaxhues, jemi të zotuar të investojmë dhe të përmirësohemi aq sa është e mundur. Në do të vazhdojmë të jemi pjesë e zhvillimit ekonomik të Kosovës edhe për shumë vite në vazhdim”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)