Ferda Yakar menaxhon me Aeroportin e Prishtinës
Prishtinë, 3 maj - Konserciumi Limak& Aereport de Lyon Mas, ka zgjedhur drejtorin e Aeroportit të Antalyas, kryeqytetit turk të turizmit, për të menaxhuar me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pas dhënIes së këtij të fundit me koncesion për 20 vitet e ardhshme në fillim te muajit prill.
Emërimi i Drejtorit Gjeneral të Antalias, Ferda Yakar, me eksperiencë 20 vjeçare në menaxhimin e aeroporteve, do ti japë një impuls dhe zhvillim të ri Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Adem Jashari, konform planeve të konserciumit Limak& Aeroport De Lyon MAS.
Eksperienca e tij e madhe pritet ti shërbejë Aeroporit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe aviacionit civil në Kosovë, veçmas për vendosjen e standardeve të reja, investimeve prej 100 milionë euro që konserciumi pritet ti kryeje gjatë tre viteve të ardhshme dhe rritjes së numrit të udhëtarëve deri në 4 milion brenda 20 viteve, ashtu siç parashihet në objektivat e kompanisë.
Drejtori Gjeneral, Ferda Yakar, i cili është lindur në qytetin Izmir të Turqisë, para së të emërohet si drejtor i ANP Adem Jashari, ka menaxhuar me Aeroportin e Antalya, i cili ka një numër prej 24 milionë udhëtarësh në vit.
Është normale të ketë ndryshime në mes të Aeroportit të Antalyas dhe këtij në Prishtinë, pasi siç e dini ju Antalia është një prej destinacioneve kryesore të turzimit botërorë për në Turqi. Janë mbi 24 milionë udhëtarë në vit që shërben ky aeroport. Në këtë këndvështrim ANP, Adem Jashari është një aeroport më i vogël, por qëllimi i ynë është që ta ngrejmë dhe ta kthejmë në aeroportin kryesor të regjionit , tha Drejtori Gjeneral i ANP-së, Adem Jashari, Ferda Yakar.
Sipas planeve të kompanisë në fund të muajit të ardhshëm pritet të startojnë investimet e parashikuara sipas kontratës së nënshkruar mes koncesionarit dhe qeverisë së Kosovës për ndërtimin e një terminali të ri prej 25 mijë metra katrorë, ndërtimit të kullës, parkingut etj.
Me realizimin e këtyre investimeve objektivat tona janë që numri i udhëtarëve që do të shërbehen në ANP Adem Jashari, brenda 20 vitesh të arrijë dhe kalojë shifrën prej 4 milionë udhëtarësh. Është një objektiv jo i lehtë por me masat që do të ndërmarrim ne, terminali i ri, shtimi i konkurencës mes aviokompanive duke ju krijuar lehtësira të ndryshme me qëllim në rritjen e numrit të udhëtarëve edhe ky objektiv do të arrihet. Do të bëjmë të pamundurën që Prishtina të jetë më atraktivja në regjion, tha tutje Drejtori Menaxhues Ferda Yakar.
Konserciumi Limak-Airport de Lyon Mas për momentin është duke rinovuar objektet ekzistuese me qëllim krijimin e kushteve sa më kodmode për punëtorët dhe pasagjerët, deri në ndërtimin e terminalit të ri.