27 Prill 2024

Femra të shquara kosovare në pulla postare

Prishtinë, 15 gusht - Posta e Kosovës Sh.A. ka vënë të enjten në qarkullim emisionin e ri të pullave postare në kuadër të tematikës “Femra të shquara kosovare”.

Kësaj here, në pullat postare prezantohen Xhevë Krasniqi-Lladrovci, Katarina Josipi dhe Hyrije Hana, të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e vendit tonë.

Populli i Kosovës është krenar me kontributin e jashtëzakonshëm të tyre në çështjen kombëtare dhe të artit skenik.

Xhevë Krasniqi - Lladrovci tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare. Ajo do të mbahet mend përgjithmonë për luftën heroike dhe flijimin për çlirimin e Kosovës.

Përveç që dhanë kontribut të madh në zhvillimin e teatrit profesional në Kosovë,  Katarina Josipi dhe Hyrije Hana asnjëherë nuk e ndalën angazhimin në aktivitete atdhetare. Ideali i tyre për lirinë e Kosovës nuk u shua kurrë.

Femra të  shquara, që janë pjesë e historisë dhe kulturës sonë, edhe në të ardhmen do të prezantohen në pulla postare nga Filatelia e Postës së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)