21 Prill 2025

Familjet e viktimave të “Germanwings” refuzojnë 25 mijë euro

Berlin, 19 korrik - Familjarët e viktimave të udhëtarëve në aksidentin ajror të Airbus 320 Germanwings, të kompanisë ajrore gjermane Lufthansa, nuk kanë pranuar ofertën e dëmshpërblimit në vlerë prej 25.000 euro.

Avioni u rrëzua në jug të Francës, dhe nga hetimet e deritanishme rezulton se e rrëzoi bashkë-piloti i avionit.

\"Oferta nuk është pranuar për shkak se familjet konsiderojnë se u është ofruar sasi e pamjaftueshme,\" tha avokati që përfaqëson familjet e 36 viktimave, Elmar Giemulla, raporton Anadolu Agency (AA).

\"Ne hedhim poshtë këtë ofertë pasi që ata që kanë humbur të dashurit e tyre nuk e konsiderojnë të arsyeshme këtë shumë\" tha Giemulla dhe shtoi se familjet për dhimbjet e përjetuara duan të paktën 100.000 euro për çdo person që humbi jetën në këtë aksident ajror.

Airbus A320 Germanwings, i linjës Barcelona- Dusseldorf, u rrëzua në jug të Francës. Në këtë aksident mbetën të vdekur 144 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Sipas të dhënave të marra nga kutitë e zeza, avionin e rrëzoi bashkë-piloti, Andreas Lubitz.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)