21 Prill 2025

Falimenton kompania Malaysia Airlines

Kualampur, 1 qershor - Kompania ajrore Malaysia Airlines ka “falimentuar teknikisht”, ka thënë shefi ekzekutiv i saj, derisa ka bërë publik planin e ristrukturimit dhe të shkurtimit të rreth 6,000 vendeve të punës.

Njoftimi pason dy katastrofa ajrore të kësaj kompanie, vitin e kalaur. “Kemi falimentuar teknikisht. Rënia e perfomancës ka nisur shumë kohë para ngjarjeve tragjike të 2014-ës”, ka thënë Christoph Mueller. Në mars të vitit të kaluar, fluturimi i Malaysia Airlines MH370 është zhdukur me 239 njerëz në bord.

Aeroplani nuk është gjetur ende. Katër muaj më vonë, fluturimi MH17 është rrëzuar nga një raketë e dyshuar tokë-ajër derisa ka qenë në hapësirën ajrore të Ukrainës. Të 298 njerëzit në bord kanë humbur jetën.(REL)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)