Falimenton kompania ajorore Malev
Budapest, 3 shkurt - Borxhet e kompanisë ajrore hungareze Malev, e cila pezulloi punën e saj në mëngjesin e 3 shkurtit, përbëjnë 270 milionë dollarë, njofton Agjencia Bloomberg.
Shkak i drejtpërdrejtë i ndërprerjes së punën së saj u bënë kërkesat për rritjen e pagesave nga ana e partnerëve të kompanisë.
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban deklaroi se megjithëse qeveria i ka dhënë ndihmë kompanisë Malev përsa kohë që kjo ishte e mundur, një politikë e tillë nuk mund të zgjaste pafundësisht. Ky është fundi, - deklaroi ai.