22 Dhjetor 2024

Evropë Perëndimore - Skandinavi, ndërtohet tuneli nënujor

Kopenhagë, 3 shkurt - Danimarka do të ndërtojë një tunel nënujor me Gjermaninë, duke shkurtuar rrugën dhe hekurudhën mes Evropës Perëndimore dhe Skandinavisë.

Parlamenti danez kundërshtoi ndërtimin e një ure mbi ngushticën Fehmarn në favor të ndërtimit të një tuneli, me argumentimin se do të jetë më i sigurt dhe më i gjallë.

Danimarka u pajtua me Gjermaninë për nevojën e lidhjes 18 kilometërshe në vitin 2008.

Ndërtimi i tunelit të financuar nga Danimarka do të fillojë në vitin 2014 dhe do të përfundojë brenda vitit 2020. Vlera e tunelit mësohet se do të jetë rreth 4,2 miliardë euro.

Tuneli do të lidhë ishullin danez të Lolland-it dhe ishullin gjerman të Fehmarn-it. Të dy ishujt janë të lidhur me ura me vendet e tyre respektive.

Me ndërtimin e tunelit, kohëzgjatja e udhëtimit nga Hamburgu në Kopenhagen do të shkurtohet nga rreth 4.5 orë në 3 orë, thekson uebsajti i projektit.

Koha e udhëtimit për në Suedi gjithashtu do të shkurtohet ndjeshëm. Danimarka do të jetë pronarja e tunelit dhe do të ketë të drejtën të mbledhë taksat nga mjetet që kalojnë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)