24 Dhjetor 2024

Evropa e Afrika priten të lidhen me tunelin 28 km nën det

Gjenevë, 13 shtator - Gjatë punimeve të Këshillit Ekonomik e Shoqëror të OKB-së (ECOSOC), është paraqitur projekti më i ri për të lidhur me infrastrukturë dy kontinente, të ndarë deri tani nga deti Mesdhe.

Më 5 korrik 2013 Sekretariati i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka paraqitur para këtij Komisioni në Gjenevë një vlerësim pozitiv, duke theksuar domosdoshmërinë e ndërtimit të një tuneli nëndet, të dobishëm për integrimin e dy kontinenteve.

Projekti parashikon një tunel nën det me tri galeri (dy ku kalon linja hekurudhore dhe një rezervë) nga Punta Paloma e Spanjës, në - Malabata, pranë qytetit të Tanxherit në Marok, në një gjatësi totale prej 37.7 kilometrash, nga të cilat 27.7 km nën det, në një thellësi maksimale prej 300 metrash.

Ka qenë thellësia, që ka bërë më të pëlqyeshëm këtë projekt, nga ai që mund të lidhte Kepin Sires me Punta Canales midis brigjeve të dy kontinenteve, për vetëm 14 kilometra, por me një thellësi prej 900 metrash.

Që nga viti 1869 projekti “Afrotunel” nuk ka pushuar së joshuri evropianët e afrikanët ; disa synonin ndërtimin e nëj ure 14 km të gjatë, të tjerë ndërtimin e një ishulli artificial në mes të ngushticës.

Kjo, deri në vitin 1996, kur Spanja e Maroku ranë dakord se projekti më i leverdisshëm ishte ai i ngjashëm me atë nën La Mansh, që lidh Francën me Brinatinë e Madhe, me tunele paralele nën det.

Parashikimi për trafikun vjetor është për rreth 11.2 milionë pasagjerë që do të kalonin ngushticën e Gjibraltarit me hekurudhë, 4.7 milionë automobilistë, 460 mijë kamionë dhe 1.6 milionë autovetura do të kalonin në dy brigjet, kur të ndërtohej galeria e parë.

Galeria e dytë do të ndërtohej në rast se shihej që nuk mjaftonte një e vetmë dhe mund të çonte deri në 50 milionë pasagjerë në vit dhe 6 milionë automjete. Kohëzgjatja e punimeve për ndërtimin e tuneleve do të ishte rreth 15 vjet.

Megjithatë, deri tani mbetet ende problem gjetja e burimit të financimit të projektit, që është vlerëzuar midis 4 dhe 5 miliardë eurove vetëm për fazën e parë (një tunel dhe një tjetër rezervë).

Sipas dy shoqërive shtetërore të angazhuara në bazë të marrëveshjes tashmë të arritur midis dy vendeve, spanjolle dhe marokene, fonde nga buxheti i këtyre dy shteteve do të shpenzoheshin vetëm për të hapur një tunel fillestar, që do më pas do të zgjerohej për të lëjuar punimet. Ndërkohë, përfundimi i punimeve të ndërtimit do të kërkonte edhe një koncension tip BOT për 40 vjet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)