Evropa dhe Azia bashkohen edhe me një urë mbi Bosfor
Stamboll, 6 mars - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, kryeministri Ahmet Davutoglu dhe ministri i Transportit, Telekomunikacionit dhe Çështjeve Detare, Binali Yıldırım, morën pjesë sot në ceremoninë e organizuar për vendosjen e pjesës së fundit të urës së tretë mbi ngushticën e Bosforit, \"Javuz Sultan Selim\", e cila lidh kontinentin e Evropës me atë të Azisë.
Presidenti Erdogan ka deklaruar se bashkimi i Evropës me Azinë përmes urës Javuz Sultan Selim do të jetë një mesazh i rëndësishëm nga ne për botën. Sipas tij, ky projekt është krenaria e Turqisë.(AA)