22 Dhjetor 2024

Evropa dëmshpërblen udhëtarët në autobusat që vonohen

Bruksel, 18 shkurt - Parlamenti Evropian (PE) votoi rregulloren me të cilën përcaktohen të drejtat e udhëtarëve nëpër autobusë në rast se aborti vonon apo vozitja anulohet, transmeton agjencia Franc pres.

Të drejtën e dëmshpërblimit për vonesë, deri dje e kishin vetëm udhëtarët në anije, aeroplanë dhe trena.

Prej pranverës së vitit 2013, udhëtarët në autobusë do të kenë të drejtë dëmshpërblimi për vonesën në lartësi prej 50 për qind të vlerës së biletës.

Do të merret dëmshpërblim në lartësi të tërë biletës nëse transportuese anulon vozitjen, ndërsa pas dy orëve nga nisja e caktuar nuk siguron transport të udhëtarëve në ndonjë mënyrë tjetër.

Këto rregulla kanë të bëjnë me të gjitha linjat e rregullta në komunikacionin vendor dhe ndërkombëtar, e që janë më të gjata se 250 kilometra.

Rregulla, e miratuar dje, parashikon që udhëtarët autobusët e të cilit në fillim vonohen më shumë se 90 minuta, të fitojnë haje dhe pije freskuese.

Nëse udhëtimi ndërpritet për shkak të aksidentit në trafik apo vonesës, që kërkon buajtje, transportuesi do të jetë i detyruar ta sigurojë edhe atë.

Nga të gjitha obligimet transportuesi lirohet vetëm në raste të fatkeqësive natyrore dhe kushteve të këqija meteorologjike.

Vendoset edhe dëmshpërblim për bagazh të humbur apo të dëmtyar, në lartësi deri 1.200 euro.

Në rast të vdekjes apo lëndimit të udhëtarëve gjatë ndeshjes, transportuesi është i obliguar të paguajë kompensim deri në 220.000 euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)