Eurostar nis një shërbim të ri hekurudhor midis Londrës dhe Amsterdamit
Londër, 24 shkurt - "Eurostar" ka filluar një shërbim të ri hekurudhor midis Londrës dhe Amsterdamit, që pason një investim prej një miliard paundësh britanikë për trena të fjalës së fundit të teknologjisë dhe forcimin e rrjetit evropian, duke përfshirë shërbime të reja në Francë e Belgjikë, si edhe linjën e re të Amsterdamit.
CEO-ja i "Eurostar"-it Nicolas Petrovic thotë se ai shpreson se linja e re do të ndihmojë në shtimin e lëvizjes së njerëzve midis Britanisë dhe Holandës:
"Çmimet jona janë gjithëpërfshirëse. S'keni nevojë të shkoni në aeroport e të ktheheni nga aeroporti, si edhe të bëni pagesa shtesë, të gjitha janë të përfshira në çmim. Kur hyjmë në një linjë të re, natyrisht që u marrim disa udhëtarë linjave ajrore, por kryesisht e rritim tregun, kështu që shtojmë klientët. Njerëzit mund të mos kenë pasur ndërmend të udhëtojnë me aeroplan, por papritmas ata mund të thonë: 'Nëse ka 'Eurostar', do ta provoj një herë.' Prandaj, ne presim që të rritet tregu midis Londrës dhe Amsterdamit"
Hapja e linjës së re bëhet ndërsa "Eurostar"-i po përpiqet të rimëkëmbet nga ulja e numrit të udhëtarëve gjatë dy viteve të fundit.
Një sërë sulmesh terroriste në Europë mendohet se kanë bërë që turistët të mos udhëtojnë me tren.
"Eurostar"-i po thekson përfitimet mjedisore të udhëtimit me hekurudhë të shpejtësisë të lartë në krahasim me udhëtimet ajrore.
Sipas kompanisë, në udhëtimin me "Eurostar" nga Londra në Amsterdam lëshohet 80 % më pak karbon se në udhëtiemt e shkurtra ajrore.
Holanda po bëhet një qendër kryesore e biznesit dhe e turizmit në Evropën Veriore.