Europa ndalon fluturimet e avionëve në Krime
Bruksel, 4 prill - Kompanitë ajrore të vendeve të BE kanë ndaluar fluturimet e avionëve të tyre në Gadishullin e Krimesë pasi ky i fundit u aneksua nga Rusia.
Lajmi u bë i ditur nga gazeta ruse Komersant e cila njoftoi se vendimi është marrë nga organizata Eurocontrol e cila mbulon transportin ajror civil në Evropë. Eurocontrol gjithashtu nuk ka njohur zyrtarisht kompaninë ajrore të Krimesë e quajtur Crimea Aereonavigation.
Gjithashtu ekziston mundësia që Angjensia ndërkombëtare e transportit ajror ICAO të mos njohë aeroportin e Krimesë si aeroport ndërkombëtar.
Kjo agjensi u ka kërkuar kompanive ajrore evropiane që të evitojnë hapësirën ajrore të Krimesë dhe fluturimet e tyre ti kryejnë nëpërmjet hapësirave ajrore të Bullgarisë, Rumanisë, Turqisë dhe Ukrainës.