22 Dhjetor 2024

EULEX: MTPT hetohet per tenderët e rrugëve në periudhën 2007-2009

Prishtinë, 29 prill - EULEX përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se hetimet dhe bastisjet në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, si dhe banesat private të personave nga kjo ministri ndërlidhen me disa tenderë për ndërtimin e rrugëve në Kosovë gjatë periudhës 2007-2009. Bastisjet janë autorizuar paraprakisht nga gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

Bastisjet, thuhet në deklaratën e EULEX-it janë autorizuar nga Gjykata e Qarkut në Prishitnë. Sipas zyrtarëve të EULEX-it në këtë fazë bastisjet janë plotësisht në cilësi të hetimeve dhe materialet e mbledhura do të analizohen me kujdes nga policia dhe zyra e Prokurorit Special.

“Nën mbikqyrjen e Zyrës së Prokurorisë Speciale, Policia e EULEX-it ka bastisur Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, si dhe banesat private të personave nga kjo ministri. Kjo është pjesë e vazhdës së hetimeve që udhëhiqen nga Zyra e Prokurorit Special në Kosovë (PSRK).

Prokurorët special të EULEX-it sipas njoftimit ishin të pranishëm në vendngjarje për të siguruar mbledhjen efektive të materialit dëshmues, dhe të japin shpjegime të plota dhe të duhura personave të pranishëm në vendngjarje.

"Duhet të theksohet se në këtë fazë bastisjet janë thjeshtë të karakterit hetues, dhe materiali i cili është duke u mbledhur do të analizohet me kujdes nga policia dhe PSRK-ja”, thuhet në njoftimin e EULEX-it

Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se nuk ishte në dijeni të aksionit të policisë së EULEX-it, por kërkoi veprim të autoriteteve në Kosovë.

"Nëse misioni evropian ka argumente është koha të veprohet dhe të kryhen arrestime ndaj kujtdo që është përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion”.

Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit i Kosovës, Fatmir Limaj, në një konferencë për media në orët e vona të mbremjes ka thënë se se do të vazhdojë punën e tij, megjithë hetimin që Misioni i EULEX-i po zhvillon ndaj tij.

Ministri Limaj e quajti normal bastisjen e bërë nga EULEX-i në shtëpinë dhe zyrën e tij ndërsa tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me këtë mision, sic u shpreh, për t’i lehtësuar atij punën që po bën.

“Deklaroj para jush sot e gjithmonë jam në dispozicion të të gjithë atyre që mendojnë se ne mund t`ju lehtësojmë realizimin e punëve të tyre detyrave të tyre hetuesisë dhe të gjithë mekanizmit hetimor, jam në dispozicionin e tyre në shërbim që t`ju ndihmojmë në detyrat e tyre, pushtete janë të ndara, ata e kryejnë punën e tyre ne të tonën…”, deklaroi Fatmir Limaj, ministër i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.

Limaj tha se do të dalë qysh të enjten në zyrën e tij, për të vazhduar punën.

“Ajo çka mund të them unë është se do të vazhdoj t`i kryej detyrat e mia sikur i kam bërë edhe deri më sot. Vazhdojmë me projektet që kemi përpara me angazhimet dhe punën tonë, kjo o puna jonë, të tjerët le ta kryejnë punën e tyre, unë këtë e shoh si një proces normal”, shtoi Limaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)