EULEX kontrollon kompaninë DEVOLLI Group
Prishtinë, 15 korrik - Kompania DEVOLLI Group, në kuadër të së cilës funksionon edhe operatori Z Mobile, ka bërë të ditur se sot ka pasur një kontroll të paparalajmëruar nga përfaqësues të EULEX-it.
Ismet Bojku, drejtor Gjeneral ka thënë se DEVOLLI Group me këtë rast u ka mundësuar përfaqësuesve të EULEX-it qasje të lirë për kontroll, duke iu përgjigjur kërkesave të parashtruara prej tyre.
DEVOLLI Group është i kënaqur me sjelljen e përfaqësuesve të EULEX-it gjatë kontrollit dhe e konsideron qasjen e tyre shumë korrekte, ka deklaruar Bojku.
DEVOLLI Group, sipas tij si deri më tash, do të vazhdojë të jetë krejtësisht transparent , nëse kjo do të kërkohet në të ardhmen nga EULEX-i.