06 Maj 2024

EULEX i jep 20 vetura donacion ATK-së

Prishtinë, 4 mars - Misioni i EULEX-it,  ka vazhduar të mbështes edhe më tutje Administratën Tatimore të Kosovës me një donacion prej 20 veturave të dhuruara. Tipi i këtyre veturave është Golf 4.

Këto automjete nga ATK  do të  përdoren për zhvillimin e aktiviteteve operative përmbushëse, kontroll, vizita vëzhguese, vizita përmbushëse etj . Këto mjete përdoren nga zyrtare tereni ( inspektor, mbledhës tatimor,  njësia e hetimeve etj) në përmbushjen e misionit të ATK-së.

EULEX,  edhe në vitin 2012 pati dhuruar një donacion prej  20 veturave për ATK,  i cili është vlerësuar si donacion që u dha në kohen kur Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në kursimin e buxhetit dhe uljen e shpenzimeve.

Ky donacion do ti ndihmoj ATK-së që  të përmirësojë kushtet  në kontroll më të mirë të inspektorëve tatimor në terren,  si dhe do të ndikoj edhe në luftimin e informalitetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)