Er Frans-KLM, Humbje 70 milionë euro për shkak të borës
Paris, 11 janar - Aviotransportuesi frances-holandez Er Frans KLM kumtoi se reshjet e mëdha të dëborës në dhjetor, të cilat i bllokuan aeroportet në mbarë Evropën, rezultuan me humbjen e rreth 70 milionë eurove, transmetoi Frans pres.
Numri i udhëtarëve në dhjetor ka rrënë për 1.6 për qind ndërsa operatorët e aeroporteve të Parisit u kritikuan për shkak të vonesës dhe kaosit të madh gjatë festave të fundvitit