Emisioni i ri filatelik Shpezët e Republikës së Kosovës
Prishtinë, 22 shtator - Filatelia e Postës së Kosovës, PTK Sh.a, lëshon në qarkullim postar emisionin e pullave postare, Shpezët e Republikës së Kosovës, të enjten më 23 Shtator.
Ky emision i pullave postare prezanton dy, prej 175 specieve të shpezëve karakteristike të Kosovës.
Në një hulumtim të bërë nga Këshilli për Mbrojtjen e Shpezëve të Bashkësisë Evropiane në vitin 2009, Republika e Kosovës radhitet në mesin e vendeve më të pasura me shpezë në Evropë.
Emisioni përbëhet prej 4 pullave postare, bllokut filatelik dhe Zarfit të Ditës së Parë.
Dizajnët atraktivë dhe prezantimi artistik, padyshim që këtë emision do ta radhisin në mesin e xhevahireve në kuadër të koleksioneve filatelikë.