23 Dhjetor 2024

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kosova me fluturime direkte

Prishtinë, 3 dhjetor - Ditën e Enjte, më 29 Nëntor u realizua fluturimi i parë në historinë e Kosovës në mes Emirateve të Bashkuara Arabe(EBA) dhe Kosovës.

Ky fluturim sipas njoftimit nga ANP u realizua me sukses në ditën e lartëpërmendur pas negociatave në mes Qeverisë së Repblikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe të përfaqësuara nga Autoriteti Gjeneral i Aviacionit Civil duke nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi dhe inicuar Marrëveshjen për Shërbime Ajrore me Qeverinë e Republikës së Kosovës në Prishtinë më 17 Shtator 2012.

Marrëveshja ishte inicuar nga H.E Saif Mohammed AL Suwaidi, Drejtor Gjerneral i Autoritetit Gjeneral të Aviacionit Civil të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Driton Gjonbalaj, Drejtor Gjeneral i Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës.

Përfaqësues nga Departamenti i Transportit të Abu Dhabi, Autoriteti i Aviacionit Civil të Dubait, Departamenti i Aviacionit Civil të Sharjah, Etihad Airways dhe Emirates Airline kanë marrë pjesë në negociata.

H.E. Al Suwaidi theksoi rëndësinë e marrëveshjeve të hapësirave ajrore sikur kjo e nënshkruar me Republikën e Kosovës e cila do të kontribuojë për të avancuar tregtinë, turizimin dhe investimet në mes EBA-së dhe Republikës së Kosovës, duke pasur parasysh që tani Transportuesit  e Emëruar të EBA dhe të Republikës së Kosovës do të operojnë me  fluturime direkte në mes të dy shteteve.

Dritan Gjonbalaj , Drejtor Gjeneral i Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës tha: ‚Fluturimi inagurues i Air Arabia për Prishtinë shënon një moment të rëndësishëm në rritjen e vazhdueshme të marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Si njëri ndër transportuesit e parë të EBA-së për të fluturuar në Kosovë, Air Arabia është kryesues në trendin e rëndësishëm me shërbime të udhëtarëve dhe të qarkullimit të mallrave në mes të dy shteteve që vetëm se do të rritet në vitet në vijim‘

‘Që kur kemi filluar operimet nëntë vite më parë , Air Arabia është krenuar duke qenë një kompani ajrore ndër të parat. Ne kemi kënaqësinë që të bëhemi transportuesi i parë i Shteteve të Bashkuara Arabe për të ofruar shërbime të rregullta për Kosovë’ tha Adel Ali, Drejtor Ekzekutiv i Air Arabia.

‘ Jemi të bindur që fillimi i destinacionit tonë të parë për në Gadishullin Ballkanik  do të sjellë beneficione të mëdha në lidhjet ekonomike mes dy vendeve të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Republikës së Kosovës dhe do të  kontribuojë në rritjen e shpejtë dhe zgjerimin e  Air Arabia në Evropën Lindore’.

Ndërsa në anën tjetër Drejtori Gjeneral i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‚Adem Jashari‘ LKIA Mertol Genç theksoi:‚ Tani jo vetëm që ekspozohemi drejtpërdrejt në pjesët më të bukura dhe më të rëndësishme botërore por gjithashtu kemi hapur rrugë për mundësi të mëdha biznesi dhe dyer për  bashkëpunim ndërmjet bizneseve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Marrëveshja e dyanshme do t’i ofrojë bizneseve Kosovare pozicionim të sukseshëm në të ardhmen‘. Është një eveniment i rëndësishëm jo vetëm për aeroportin por për të gjithë qytetarët e Kosovës duke pasur këtë fluturim direkt për herë të parë në historinë e këtij aeroporti‘.

Duke operuar të Hënave dhe të Enjëteve , shërbimi Air Arabia’s Kosovo do të niset nga Aeroporti Ndërkombëtar i Sharnjah në orën 09:00 dhe do të arrijë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” në ora 12:30. Fluturimet kthyese do të nisen nga Kosova ditëve të njëjta në ora 13:30 dhe do të arrijnë në Sharjah në ora 21:30.

Emirati Sharjah vetëm 20 minuta larg nga Dubai është pika kyqe edukative dhe kulturore e Emirateve të Bashkuara Arabe për muzetë, arkitekturën dhe plazhet me diell që posedon.

Air Arabia ofron shërbim të drejtpërdrejtë të autobusëve në mes të Aeroportit Ndërkombëtar të Sharjah dhe Emirateve të Dubait dhe Abu Dhabit. Për më shumë,kjo kompani ajrore ka edhe zyrn qendrore në Dubai në favor dhe efikasitet për klientët që i vizitojnë Emiratet e Bashkuara Arabe.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)