04 Janar 2025

Ekspozohet aeroplani luftarak kinez i brezit të 5-të

Dubai, 9 nëntor - Aeroplani luftarak i brezit të 5-të \"Guying\" (FC-31), i prodhuar në mënyrë të pavarur nga Grupi Industrial i Aviacionit i Kinës, u shfaq të dielën në Ekspozitën e Aviacionit të Dubait.

Kjo është hera e parë që ky aeroplan, i shfaqur fillimisht në vitin 2014 në Ekspozitën e Aviacionit të Zhuhait të Kinës, ekspozohet jashtë vendit.

Sipas Grupit Industrial të Aviacionit të Kinës, \"Guying\" është një aeroplan luftarak i brezit të 5-të i pakapshëm nga radarët, me sistem të përparuar të kryerjes së misioneve dhe mbështetje të pavarur logjistike etj. Ky aeroplan ka gjithashtu aftësi shumë të mira dhe të gjithanshme luftimi.

Paraqitja e aeroplanit \"Guying\" në Ekspozitën e Aviacionit të Dubait shënon ndryshimin e sistemit tradicional të tregtimit të pajisjeve ajrore ushtarake të Kinës dhe hapjen ndaj tregut ndërkombëtar të pajisjeve ushtarake ajrore të nivelit të lartë.

Ky aeroplan gjithashtu simbolizon përfundimin e kalimit nga pajisjet konvencionale në aeroplanët luftarakë me teknologji të përparuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)