Ejup Qerimi zgjidhet Kryeshef Ekzekutiv i PTK-së
Prishtinë, 23 shkurt - Bordi i Drejtorëve i PTK në mbledhjen e mbajtur sot unanimisht ka vendosur që për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së të zgjidhet Ejup Qerimi.
Kjo përzgjedhje është bërë pas një procesi shumë transparent të udhëhequr nga Bordi i Drejtorëve të PTK Sh.a dhe në përputhje të plotë me ligjin për ndërmarrjet publike.
Fillimisht Bordi i Drejtorëve i PTK Sh.a. ka përzgjedhur gjashtë kandidatë në listën e ngushtë dhe pas intervistimit të tyre ka ardhur në përfundim se kandidati që mori më së shumti pikë për pozitën e Kryshefit Ekzekutiv është Ejup Qerimi.
Bordi i Drejtorëve i PTK Sh.a i uron punë të mbarë në pozitën e tij të re z.Ejup Qerimi.