27 Dhjetor 2024

EJF reagon ndaj fyrjes së drejtorit të RTK-së që u ka berë punëtorëve

Prishtinë, 4 mars - Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit të Kosovoës ka bërë të ditur se Federata Evropiane e Gazetarëve (EJF) ka reaguar ndaj kërcënimit dhe fyerjes që drejtori gjeneral i RTK-së, Mentor Shala ua bëri punëtorëve dhe përfaqësuesve sindikal të tyre.

"Sindikata e RTK-së ka qenë duke diskutuar në mënyrë aktive për të drejtat e punëtorëve, gjatë takimeve me grupet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës dhe Kryetarin e Kuvendit për shkak të ligjit për RTK-në që është në proces të amandamentimit."

"Ky proces është kritikuar nga zyra e BE-së në Kosovë se nuk ka qenë mjaft transparent. Megjithatë, Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së Mentor Shala nuk ishte i kënaqur me aktivitetin e sindikatës."

"Në postimin e tij të fundit në Facebook ai e quajti Sindikatën "baktere politike brenda RTK-së", ka theksuar EJF.

Për më tepër Mentor Shala sipas EJF-së fyu punëtorët dhe anëtarët e sindikatës, duke thënë se "pa RTK-në ata nuk i hanë as qentë". 

"Kërcënimi u bë i qartë, kur disa anëtarë të Sindikatës ishin kërcënuar  verbalisht nga të ashtuquajturit bashkëpunëtorë të ngushtë të Drejtorit të Përgjithshëm."

\"Ky nuk është komenti i parë kundërshtues  i bërë nga Mentor Shala: më parë ai nxiti kritika nga 60 gazetarë dhe redaktorë në RTK, kur i quajti aktivistë politikë.\"

\"Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, degë e Federatës Evropiane të Gazetarëve, ishte thellësisht i shqetësuar nga komenti dhe e quajti postimin e Shalës \"fyerje dhe kërcënim ndaj punëtorëve të këtij mediumi publik\", theksoi EJF.

EFJ është organizata më e madhe e gazetarëve në Evropë, përfaqëson  mbi 320 mijë gazetarë,në 71 organizata të gazetarëve, nëpër 43 shtete.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)