06 Janar 2025

Egjipti planifikon t’i blejë 10 aeroplanë të prodhuar në Rusi

Kajro, 3 shkurt - Një kompani ajrore në Egjipt planifikon t’i blejë deri në 10 aeroplanë të prodhuar në Rusi, që duket se synon ripërtritjen e fluturimeve ndërmjet dy vendeve.

Të gjitha fluturimet nga Rusia për në Egjipt ishin pezulluar pas rrëzimit të një aeroplani rus nga shpërthimi i bombës mbi gadishullin Sinai, më 31 tetor të vitit të kaluar, me ç’rast u vranë të 224 njerëzit në aeroplan.

Kompania private në Egjipt, Leisure Airlines, do t’i blejë së pari katër aeroplanë të tipit SSJ-100, me mundësi që më vonë të merren edhe gjashtë të tjerë, në kuadër të memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar dje, kanë thënë zyrtarët rusë dhe egjiptianë.

Ministri i aviacionit civil të Egjiptit, Hossam Kamal, tha se “pret që vazhdimi i fluturimeve ruse të bëhet në gjysmën a parë të vitit”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)