Egjipti hap kanalin e ri të Suezit
Kajro, 7 gusht - Presidenti egjiptian Abdel-Fattah al-Sisi hapi zyrtarisht të enjten pasdite "Kanalin e ri të Suezit," projektin më të madh kombëtar që pritet të gjallërojë ekonominë e vendit.
Presidenti nënshkroi dokumentin zyrtar të paraqitur nga Autoriteti i Kanalit të Suezit, për të lejuar anijet të lundrojnë në kanalin e ri.
\"Brenda një viti egjiptianët i dhanë botës dhe Egjiptit një dhuratë njerëzore, për zhvillimin dhe ndërtimin,\" tha Sisi në fjalimin e tij.
Sisi i çeli dritën jeshile projektit të \"kanalit të ri të Suezit\" më 6 gusht të vitit të kaluar dhe kërkoi që të mbyllej brena një viti.
Projekti përfshin një kanal të ri prej 35 km përgjatë kanalit ekzistues prej 190 km, plus 37 km zgjerim dhe thellim të kanalit ekzistues. (