26 Dhjetor 2024

Edhe Korean Air Lines ndalon fluturimet në Afrikë, shkaku i Ebolës

Seul, 15 gusht - Një tjetër linjë ajrore ka ndërprerë fluturimet në Afrikë, ndërsa epidemia e Ebolës vazhdon të përhapet në katër vende Afrikano-Perëndimore.

Korean Air Lines tha sot se do të ndërpresë përkohësisht fluturimet në kryeqytetin e Kenias, Nairobi, si masë për parandalimin e përhapjes së Ebolës.

Në Kenia nuk ka pasur njoftime për raste të Ebolës, por Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar këtë vend të Afrikës Lindore si të ekspozuar ndaj sëmundjes, pasi është një qendër kryesore transporti.

Brtish Airways dhe linja Emiratet kanë anulluar shërbimet në pjesët e Afrikës Perëndimore të prekura nga Ebola.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)