Edhe Granit Xhaka nTrip
Prishtinë, 29 qershor - Drejtori i Postë Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa ka shkruar në facebook se Graniti një prej futbollistëve më të njohur shqiptar, që nga sot e ka numrin e telefonit 044 34
.numër ky që asocion me numrin e fanelës që bart ai në fushën e lojës.
\"Këtë numër, ia dhurova Granitit për t\'u bërë pjesë e Trip-it, gjatë një takimi të përzemërt që patëm në zyrën time.\"
\"Mbi të gjitha, është një kënaqësi e veçantë ta takosh një futbollist të ri si Graniti, patriot, modest dhe model i rinisë, duke pas parasysh që pushimet e tij mund t\'i kaloj kudo që dëshiron ai, por vjen në Kosovë.
\"Shpresoj që edhe vëllau i tij i vogël, Agoni (edhe ky hyri nTrip ), të ketë një karrierë edhe më të suksesshme se Graniti dhe Taulanti.\"
\"Mburremi me ty Granit dhe të falënderoj përzemërsisht në emrin e 2,300 punëtorëve të PTK/VALA. Është një ndihmë e madhe për vetë kompaninë dhe Republikën tonë\", ka thënë Mustafa.