“EasyJet” shkurt0n 4 500 vende pune
Frankfurt, 28 maj - Kompania ajrore britanike “EasyJet” ka bërë të ditur për shkurtimin e 4 500 vendeve pune, rreth një e treta e efektivëve të saj, me qëllim për t’i bërë ballë pasojave nga pandemia e koronavirusit.
“EasyJet”, aktiviteti i të cilit është ndërprerë që prej disa javësh, synon të ruajë financat dhe të përshtatet me një trafik ajror më të ulët për një periudhë të gjatë.
Kompania i bashkohet konkurrentëve të saj “British Airways”, “Ryanair” apo “Virgin Atlantic”, të cilat kanë njoftuar shkurtime të vendeve të punës së fundit.