Easy Jet Airlines hyn në tregun e Kosovës
Prishtinë, 25 mars - Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se më 24 mars 2016, kompanisë Easy Jet Airlines, i është mundësuar hyrja në tregun e Kosovës, me çrast do ti shfrytëzoj të drejtat e trafikut.
Kjo kompani ka orar të fluturimit nga data 27 e këtij muaji. Hyrja e një kompanie Ajrore nga Anglia, në tregun kosovar, është e një rëndësie të posaçme.
Easy Jet Airlines, operon me low cost dhe do të ndikoj në zhvillimin konkurrues të aviacionit civil.