Easy Jet Airlines, është e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar
Prishtinë, 25 mars - Ministria e Infrastrukturës nuk ia huq siç është spekuluar në lidhje me kompaninë Easy Jet Airlines.
Kjo ministri ka njoftuar publikun se aktualisht operon Avio Kompania Easy Jet e regjistruar dhe e licencuar në Zvicër, ndërsa, prej të dielës, më 27 mars 2016, fillon me fluturime Avio Kompania Easy Jet e regjistruar dhe e licencuar në Mbretërinë e Bashkuar, siç ju kemi njoftuar paraprakisht. Pra, kemi të bëjmë me dy Avio Kompani.