21 Prill 2025

Dyqanet në Aeroport ofrojnë 20% lirim për sezonën e verës

Prishtinë, 20 maj - Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari" Limak Kosovo me partnerin e saj Unifree Duty Free ofrojnë cmimet më të lira në artikuj të dyqaneve pa taksa.

Unifree në Kosovë është duke ofruar cmime speciale vetëm për udhëtarët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‚Adem Jashari‘ në krahasim me shtetet tjera ku operojnë.

Unifree Kosovo është një ndër dyqanet më të lira të Duty Free në krahasim me dyqanet tjera në tërë Evropën.

‚ Ne kemi oferta speciale dhe lirime në vazhdimësi në shumë brende të mirënjohura botërore gjatë tërë vitit sidomos gjatë sezonës verore‘ tha Derya Yidiz, Menaxheri i Operimeve të Unifree Kosovë.

Për më shumë gjatë sezonës verore Unifree ofron edhe një lirim prej 20% për brendet e njohura si Valentino,Davidoff, Clinique, Nina Richi, Ralph Lauren, Elizabeth Arden,Vakko, Mavi Jeans, Desigual etc.

Në mesin e shumë llojeve më shumë se 5000 artikuj dhe përshkak të lirimit nga taksat udhëtarët poashtu mund të gjejnë edhe cmime shumë profitabile të brendeve si
Givenchy, Calvin Klein, Tommy Hilfiger etj për vetëm 29,5 euro.

Unifree dhe partneri i saj menaxhues dhe furnizuesi ATU operojnë Duty Free në 23 shtete     me 131 dyqane.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)