Dy trena përplasen në Francë
Paris, 18 korrik - Dy trena u përplasen në jugperëndim të Francës të enjten duke shkaktuar të paktën 40 të plagosur, ndër ta 4 veta janë në gjendje të rëndë. Arsyet e aksidentit nuk janë ende të qarta.
Sipas raportimeve të medias franceze, aksidenti ndodhi në bregdetin jugperëndimor pranë maleve Pirenej.
Në orën 17:38 minuta të së enjtes, një treni i shpejtë rajonal mes qyteteve Pau dhe Dax, me 60 pasagjerë u përplas me një tren tjetër që shkonte në Paris me 178 pasagjerë në bord.