29 Dhjetor 2024

Dy pulla postare për ditëlindjen e Teatrit “Dodona”

Prishtinë, 12 nëntor - Posta e Kosovës ka emetuar sot dy pulla postare në 30 vjetorin e themelimit të Teatrit të Qytetit të Prishtinës “Dodona”.

“Dodona” është teatri i vetëm i kukullave në Kosovë dhe i vetmi që ka dy skena: për fëmijë, si dhe për të rritur.

Gjatë 30 vjetëve të ekzistencës, në këtë teatër janë dhënë mbi 150 premiera në të dy skenat, ndërkaq numri i shikuesve përgjatë viteve i afrohet shifrës 700 mijë. Po ashtu, janë dhënë shumë shfaqje të tjera.

Teatri i Qytetit të Prishtinës (më parë i njohur si Teatri i të Rinjve, Fëmijëve dhe i Kukullave) është themeluar me 12 nëntor 1986 me vendim të Bashkësisë punuese të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Për themelimin e tij, personi më meritor është Rabije Bajrami, por edhe Smail Imeri si bashkëpunëtor kryesor i saj, i cili ka dhënë propozimin që ky teatër të quhet “Dodona”, emërtim me të cilin do të njihet nga vitet ’90 të shekullit të kaluar.

Në themelimin e këtij institucioni kanë kontribuar edhe regjisorë, shkrimtarë e artistë të ndryshëm.

Gjatë viteve të regjimit serb, “Dodona” ka mbajtur gjallë jetën kulturore e artistike shqiptare në Prishtinë.

“Dodona” është e njohur edhe për regjisoren e shfaqjeve me kukulla, shpirtin e fëmijëve në këtë teatër, Melihate Qena.

Ky është vendi ku fëmijët takohen për herë të parë me teatrin dhe ku marrin hapat e parë krijuesit e së ardhmes. Po ashtu, është mbështetësi kryesor i studentëve të Fakultetit të Arteve, krijuesve të ardhshëm të artit skenik në Kosovë.

Drejtor i këtij institucioni ka qenë edhe aktori edhe regjisori ikonë i “Dodonës”, Faruk Begolli. Drejtori i parë i Teatrit “Dodona” ka qenë Enver Petrovci. Drejtori i tretë Agim Selimi. Ndërkaq, drejtori i katërt, Agron Shala.

“Dodona” është teatri që edhe këtë vit ka shënuar rekord me shikueshmëri - si çdo vit tjetër. Ndërkaq, është teatër që shquhet për sakrificën e stafit, gjithmonë për vullnetin e madh për të ndihmuar dhe krijuar, ndonëse ballafaqohet me mungesë të mjeteve financiare.

Ky teatër ka marrë një numër të madh të çmimeve në festivale të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)