25 Dhjetor 2024

Dy pista të reja hetimi për avionin e zhdukur malajzian

Kuala Lumpur, 18 mars - Hetuesit që po zhvillojnë kërkime për avionin e zhdukur malajzian tashmë kanë ngritur dy hipoteza mbi rrugën që mund të ketë ndjekur ai.

Ata thonë se Boeing-u 777 ose mund të ketë fluturuar drejt veriut për në Azinë Qendrore, ose mund të ketë ecur drejt Oqeanit Indian në orët pas zhdukjes misterioze me 8 mars.

Malayzia tha sot se kërkimet për aeroplanin e zhdukur po vazhdojnë në korridorin jugor dhe verior, ku besohet se avioni mund të ketë shkuar qëllimisht.  

Ministri i Mbrojtjes Hishammuddin Hussein thotë se janë 26 vende që po marrin pjesë në kërkimet në tokë dhe oqean në 11 shtete.
 
“Mund të konfirmoj se operacionet e kërkimit në korridorin jugor dhe verior kanë filluar. Shtete si Malajzia, Australia, Kina, Indonezia dhe Kazakistani  kanë nisur operacionet e kërkim shpëtimit. Forcat ajrore dhe detare malajziane janë dislokuar në korridorin jugor.”

Operacionet e kërkimit tashmë kapin një sipërfaqe prej disa miliona kilometra katerore.  Hetuesit besojnë se aeroplani Boeing 777 fluturoi drejt veriut për në Azinë Qendrore, ose shkoi në jug, drejt Oqeanit Indian në orët pas zhdukjes misterioze. Sot, Australia pranoi në merrte përsipër operacionet në seksionin jugor të kërkimeve, me kërkesë të kryeministrit të Malajzisë.

Ndërkohë, hetuesit malajzianë janë më pranë ekzaminimit të minutave të fundit, para se aeroplani të zhdukej nga radari.

Shefi i linjës ajrore malajziane Ahmad Jauhari Yahya tha se mesazhi i fundit nga aeroplani besohet se ka qënë nga piloti i dytë, i cili ka thënë me qetësi “natën e mirë”.  Tani, hetuesit thonë se nuk është e qartë nëse transmetimi me radio erdhi para, apo pasi sistemi i sinjalizmit ishte fikur, apo neutralizuar, gjë që ka bërë të pamundur zbulimin e vendndodhjes së avionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)