Dy persona vdesin dhe kater lëndohen në një aksident trafiku në në Deçan
Pejë, 25 gusht - Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës nga rajoni i Pejës ka bërë të ditur se sot rreth ores 15:30 në bjeshkën e Pobërgjes - Deçan gjegjësisht te stanet, ka ndodhur aksident trafiku me pasojë vdekjen e dy personave dhe lëndimin e katër të tjerëve.
Në ketë aksident ishte i përfshirë një automjet i tipit TOYOTA, me targa të regjistrimit vendor.
Viktima të këtij aksidenti janë: 1. G.N-1974 dhe 2. A.N-2001, viktima nr 1 ka ndërruar jetë ne vendin e ngjarjës ndërsa viktima nr 2 ka nëdrruar jetë në spitalin rajnal në Pëjë, vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor, në këtë rast lëndime kanë pësuar katër persona, të cilët tre nga këta nga vendi i ngjarjes janë dërguar në Spitalin rajonal Pejë për trajtim mjekësor, ndërsa një (1) nga të lënduarit është për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK-Prishtinë.
Lidhur më këtë është njoftuar prokurori shteti, ku me urdhërin e tij viktima nr 1 iu është lejuar familjarëve ndërsa viktima nr 2 është dërguar ne IML në Prishtinë, sipas të dhënave preliminare dyshohet se aksidenti ka ndodhur deri sa ngasesi I veturës ishte duke qarkulluar ne rruget malore në këtë rast I njejti del jashtë rruge dhe bie në humnerë.
Rasti procedohet nga Njësia e hetimeve të aksidenteve NJRKRR- DRP Pejë.